Lajme Shqip Monday, 23 January 2012 16:09

Celuliti sulmon thuajse 80 % të femrave në të gjithë botën. Akush nuk e do, e megjithatë shumica e ka! Celuliti është yndyra e cila ka mbetur në mes të lëkurës dhe indit lidhor. Joga është formë e ushtrimeve që djeg edhe yndyrat edhe kaloritë. Pozitat e veçanta ndihmojnë në normalizimin e oreksit, qarkullimin më të mirë të gjakut, riorganizimin më të mirë të yndyrnave dhe proteinave në trup si dhe rritjen e fuqisë. Këto ushtrime përfshijnë muskujt e kofshës, vitheve dhe ijeve, por forcojnë edhe muskujt e barkut dhe të shpinës.

Ushtrimet do t’ju marrin vetëm pak kohë, zakonisht 15 minuta, por e rëndësishme është të theksohet që duhet t’i bëni sa më ngadalë dhe në mënyrë sa më të kontrolluar. Duhen përsëritur së paku tre herë në javë, në kombinim me 30 minuta të ushtrimeve të tjera kardiot dhe do t’i shihni rezultatet për vetëm gjashtë javë. Duhet patjetër një disiplinë e jashtëzakonshme me vetveten.

Harku – Dandayamana Dhanurasana
Me dorën e djathë e shtrëngoni kyçin e këmbës së djathë dhe e ngrini lartë sa të mundeni (gjuri i lakuar). Dorën tjetër e shtrini përpara. Mbani këtë pozitë deri në 5-8 frymëmarrje të thella dhe kthehuni në pozitën paraprake. Veproni njësoj edhe më këmbën tjetër.

Diamanti  në pozitë të shtrirë – Supta Vajrasana
Gjunjëzohuni, hapni shputat e këmbës më gjerë dhe uleni në mes tyre. Atëherë, duke u mbajtur për shputa ngadalë lëshoheni prapa dhe mbështeteni në bërryla, pastaj ngadalë në dysheme vendosni kokën dhe krahët dhe pjesën e sipërme të trupit (pjesa e poshtme e kurrizit nuk duhet ta prekë tokën). I lëshoni duart nga shputat dhe i kryqëzoni prapa kokës. Mbani këtë pozitë për 30 sekonda (me kohë rritet deri në disa minuta).

Harku në dysheme – Dhanurasana
Shtrihuni në bark me duar afër vetes, shuplakat e kthyera nga lart. Lakoni gjunjët, ngrejini lart dhe me duar mbaheni tek kyçet e këmbës. Merrni frymë dhe ngrijini thembrat lart duke qëndruar në këtë pozicion për 30 sekonda.

Kërcelli – Salabhasana
Shtrihuni barkas me duart të shtrira afër trupit, me shuplaka të kthyera lart. Merrni frymë thellë dhe ngrini këmbët lart, duart dhe kokën. Qëndroni për 30 sekonda deri në 1 minutë dhe pastaj kthehuni në pozicionin e parë.

(LajmeShqip.com)