Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 16:49

Elbasan – Rritja e temperaturave në qytetin e Elbasanit ka shtuar numrin e vizitave në Spitalin Pediatrik të qytetit.

Sipas shefit të repartit të pediatrisë, Edmond Laho, çdo ditë në këtë repart paraqiten për t’u vizituar rreth 40-50 fëmijë, të cilët kanë probleme me alergjitë dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Laho tha se aktualisht në repartin e pediatrisë gjenden të shtruar rreth 40 fëmijë, të cilët po marrin mjekimin e duhur, duke shtuar se ka pasur një shtim të rasteve, si irritimi i lekurës, shtimi i puçrave si pasojë e vapës tek fëmijët nga 1-5 vjeç.

Përsa i përket masave që duhet të marrin nënat në këtë prag stine vere, Laho thotë se “prindërit duhet të evitojnë vendet e nxehta dhe ambientet e mbyllura, ndërsa për alergjitë, ambientet me lule, si edhe të evitojnë ushqimet jo të freskëta apo qëndrimin e fëmijë në lokale”.