Elbasan – Deputetë, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Socialiste në qytetin e Elbasanit, u mblodhën të premten pasdite, në aksin nacional Elbasan-Librazhd, për të protestuar ndaj vendimit te KQZ, për të numëruar votat e hedhura në kutitë e tjera gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit .
Protestuesit nisën marshimin nga “Varrezat e Dëshmorëve” duke bllokuar më pas përreth një orë aksin nacional Elbasan-Librazhd.
Të shoqëruar nga deputetët e qarkut të Elbasanit, protestuesit kanë zhvilluar një protestë paqësore pa incidente. Një numër forcash policie, kanë shoqëruar protestuesit gjatë gjithë kohës.
Saturday, 21 May 2011 08:19