Elbasan – Prokuroria e rrethit Gjyqësor të Elbasanit kërkoi sot burg të përjetshëm për 52 vjeçarin nga Prevalla e Librazhdit, , ndaj të cilit prokurori çështjes, ka dhënë pretencën për “burg të përjetshëm”.
Trupi gjykues ka vendosur që të tërhiqet për ta marrë vendimi në datën 11 maj për 52 vjeçarin Miska, i cili aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të Burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit, ndërsa akuzohet se brenda prej 15 vjetësh ka vrarë katër shtetas.
Miska që akuzohet për vrasjen e nënës së tij në shkurt të vitit 2010, Dije Miska, kërkonte të dinte rreth nuses së saj të zhdukur rreth 15 vite më parë, dhe kërcënonte djalin se do ta denonconte në polici për vrasjen e nuses Mimozës.
Mimoza Miska, gruaja e autorit, u ekzekutua nga 52 vjeçari në prill të vitit 1994. Më pas, Miska vrau njerkun e tij Gani Bruku, vrasje të cilën e kreu në bashkëpunim me nënën e tij. Po në këtë vit, në muajin gusht vrasësi serial vret me mjete të forta mësuesin e fshatit Qamil Lluka, të cilin e rrahu për vdekje dhe e hodhi në greminë, pasi dyshonte se kishte pasur një lidhje me gruan e tij të vrarë një vit më parë.
Ndërsa në vitin 2010 vret nënë e tij Dije Bruku (Miska), ndërsa mbeti e plagosur vajza 18 vjeçare, e cila u përpoq t’i merrte të atit nga dora sopatën me të cilën qëlloi mbi nënë e tij. Mbas rrëfimit në Polici të kryer nga Haki Miska për katër vrasjet, grupi hetimor shkoi në fshatin Prevallë dhe gjeti eshtrat në vendin ku Miska kishte treguar se kishte groposur nusen e tij.
Thursday, 28 April 2011 17:46