Elbasan – Një 34 vjeçar është plagosur me armë gjahu një natë më parë në vendin e quajtur ” Ura e Zezë”, në aksin nacional Elbasan – Peqin.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se 34 vjeçari Ardjan Duraku është gjetur brenda mjetit të tij tip “Opel” me targë EL 8260 B, i plagosur rëndë me një plumb në kokë.
Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, tha se “policia po heton në dy pista, në atë të hakmarrjes si edhe xhelozisë”.
Mendohet se 34 vjeçari kishte një lidhje me ish-të fejuarën e shokut të tij në fshatin Papërr, të komunës me të njejtin emër, ndërsa njëherazi po hetohet edhe për hakmarrje, pasi një i afërm i të plagosurit në vitin 1997 kishte kryer një vrasje. Gjithsesi Policia ka nisur hetimet për të kapur autorin e kësaj ngjarjeje. Mësohet se 34 vjeçari ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën.
Monday, 02 May 2011 06:34