Tiranë – Një sasi lënde plasëse shpërtheu në të gdhirë të ditës së sotme në banesën e zv/drejtorit të policisë së Tiranës, Dorian Muça.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 2:00, në banesën e oficerit të policisë Muça, në katin e pestë të një pallati pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”.
Nga të dhënat paraprake në vendin e ngjarjes, shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen autorët e ngjarjes, por mendohet se atentati lidhet me detyrën e zyrtarit të Policisë së Tiranës.
Një grup hetimor, i ngritur menjëherë pas ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Thursday, 08 December 2011 10:15