Tiranë – Kandidati i Partisë Socialiste për një mandat të katërt në Bashkinë e Tiranës votoi rreth orës 11:30 në shkollën “Pjetër Budi”, në kryeqytet, me bashkëshorten e tij Linda, djalin, nënën dhe vëllain e tij.
“U lutem të gjithëve të mos rrinë të pavotuar, të mos votosh sot do të thotë të mos luftosh varfërinë, papunësinë, asnjë mësues, nëpunës që do liri e dinjitet nuk duhet të rrijë pa votuar. Presionet i ka marrë era, votën e keni ju në dorë. Asnjë biznesmen nuk duhet të rrijë pa votuar, që ka nevojë për mbrotje, asnjë shtëpi që ka nevojë për legalizm e mirëqënie, të mos rri pa votuar, mos reshtni të trokisini në derë e komshiut që dhe ai të votojë. Është dita për të ndëshkuar papunësinë dhe rrenat e pafundme, mos u mërzisni nga radhët, kjo do të thotë që votat janë shumë dhe fuqia e votës do të jetë e madhe. Vota e ka bërë Tiranën që kemi sot, vetëm vota mund ta bëjë Tiranën, Shqipërinë që duam nesër. Askush në qendër e periferi nuk duhet të rrijë pa votuar sot”, apeloi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Sunday, 08 May 2011 09:56