Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë në Preshevë ditën e shtunë.
Lajmi u publikua fillimisht nga mediat lokale të komunës së Preshevës, ndërkohë që PS nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar akoma për këtë vizitë.
Kjo vizitë e Ramës vjen në një moment kur në Kosovë diskutohet se pse zyrtarët politikë shqiptarë të Prishtinës e të Tiranës nuk marrin guximin të vizitojnë këto komuna në territorin e Serbisë, ndërkohë që presidenti Boris Tadiç vjen pa problem në Kosovë dhe takon komunitetin serb.
Mësohet se Rama do të organizojë një takim prezantues për librin e tij “Kurban” si dhe do takojë drejtues lokalë. Në portalin vendor të lajmeve Presheva.com thuhet se “se po të njëjtën ditë do të organizohet edhe një tribunë me aktivistë të shoqërisë civile nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia”.
Tuesday, 24 January 2012 19:40 