Tiranë – Kryetari i PS-së, Edi Rama ka vijuar dje takimin me aleatët e tij, në një drekë informale, ndërsa nuk k
a qenë i pranishëm kreu i PBDNJ -së, Vangjel Dule.
Në përfundim të këtij takim, përfaqësuesi i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj, tha se aleatët kanë disktutuar për reformën zgjedhore ku të gjitha partitë kanë dorëzuar propozimet e tyre konkrete.
“Kjo është bërë një praktikë pune tashmë. Sot takimi ishte i fokusuar tek grupi i punës që u krijua para një jave për reformën zgjedhore. Pati jo vetëm shkëmbim pikëpamjesh por edhe analizë, një diskutim të gjerë për ecurinë e gjithë këtij procesi i cili shpresojmë të fillojë.Në takimin e kaluar tryeza e opozitës, krijoi një grup pune që do të mbledhë dhe do të përpunojë të gjithë mendimet partive opozitare për reformën zgjedhore. U ngarkua Gjinushi”, bëri të ditur Zogaj.
Ai pohoi se të gjitha partitë opozitare kanë propozime konkrete për reformën zgjedhore duke shtuar se “grupi punës i opozitës është në kontakt të vazhdueshëm me dy deputetët e PS-së që janë ngarkuar për të negociuar me maxhorancën”.
Wednesday, 05 October 2011 07:41