Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 14:07

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë për rritjen ekonomike.

“Qeveria u propozon shqiptarëve të jenë të lumtur sepse s`ka krizë ekonomike, as papunësi as padrejtësi po veç arritje të mëdha botërore” ka theksuar Rama.

Ndërsa i ka cilësuar si gënjeshtra deklaratat e shefit të qeverisë, Rama ka shtuar se opozita propozon një rilindje shqiptare për të lënë pas avazin e vjetër të gënjeshtrave e rimëkëmbur sëbashku ekonominë shoqërinë e shtetin.
 

Më herët kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria nuk e ndjeu tronditjen e krizës botërore ndërsa shtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të vazhduar me rritje ekonomike edhe gjatë këtij viti.