Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 10:45

“Monumentet historike, malet, bregdeti, liqenet, qielli dhe mbi të gjitha njerëzit e mrekullueshëm na e kanë krijuar Mozaikun ‘Shqipëria Ime”  –  kështu e kanë përshkruar ata videon e publikuar në kanalin e mediumit të tyre BamBarbia.tv, transmeton lajmi.net

Në këtë video-reportazh gazetarët e televizionit Ukrainas në pak më shumë se 4 minuta kanë përmbledhur pothuajse të gjitha vendet dhe gjërat që duhet të shihen patjetër nga ata që e vizitojnë Shqipërinë: Plazhet e jugut nga Vlora e deri në Sarandë, kalatë e Shkodrës, Krujës e Beratit, lagjet me shtëpitë e vjetra tradicionale, ushqimet, pijet e patjetër se edhe kulturën shqiptare duke i dhënë një hapësirë të veçantë muzikës popullore labe.