Lajme Shqip Thursday, 14 February 2013 12:06

Edhe Ilir Meta ashtu si dy liderët e tjerë kryesorë të politikës shqiptare ka nisur të jetë aktiv në rrjetet sociale.

Meta ndryshe nga Berisha dhe Rama nuk ka preferuar të hapë një faqe me emrin e tij por ka zgjedhur të komunikojë përmes faqes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkruan ShekulliOnline.

“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ju uron të gjithë shqiptarëve Gëzuar Shën Valentinin!!”, është mbishkrimi që shoqëron një foto të Metës me bashkëshorten e tij, foto e cila është publikuar në rrjetin social “Facebook”.