Një burrë ende i paidentifikuar është duke u kërkuar nga policia rumune, pasi në një video shokuese e cila së fundmi është shfaqur në internet, tregon se si ai e detyron një fëmijë të pijë cigare dhe alkool, shkruan Mirror.
Videoja është postuar në rrjetin social Facebook nga një person me emrin Daniel Tecu në Rumani, i cili u bën thirrje të gjithëve për ti ndihmuar në identifikimin e dy të rriturve që shfaqen në video, transmeton lajmi.net.
Në videon 40 sekondëshe, shihet se si një burrë nga Rumania mban në prehër një fëmijë të cilin e inkurajon të pijë cigare dhe alkool, derisa një tjetër dëgjohet duke qeshur dhe besohet se ai gjatë tërë kohës e regjistron këtë gjest të pafalshëm.
Tuesday, 20 October 2015 09:24