Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 15:31

Prishtinë – Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, preazantoi raportin me titull “Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme”.

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një sfidë e madhe për Kosovën dhe institucionet e saja, dhe përderisa nuk kemi një ligj specifik nuk do të ketë rezultate.

Krenar Gashi, nga KIPRED, tha se ka mungesë të gjykimeve për krim dhe korrupcion.

Kurse, autorja dhe drejtoresha e hulumtimeve në KIPRED, Ariona Qosaj-Mustafa duke u ndalur te statistikat e EULEX-it, theksoi se ky mision vazhdon të mbetet mbrapa në hetime.

Ajo u ndal edhe te procedura e konfiskimit të pasurisë e cila krijohet në mënyrë të paligjshme, duke thënë se KIPRED ka marr një mostër të rastësishme të katërmbëdhjetë zyrtarëve që janë në Parlamentin e Kosovës, ku është vërtetuar se të hyrat e tyre vjetore janë 24 mijë euro, gjersa ata kanë raportime të pronësisë rreth 97 mijë euro, ku shihet një diskripancë e madhe në mes asaj se çka janë të hyrat e tyre ligjore dhe në mes asaj se çka ekziston në llogaritë, apo në raportet e tyre të pronave.

Sipas analizave të KIPRED, Kosova në krahasim me vendet e rajonit ka mungesë të madhe të ligjeve dhe mekanizmave adekuat.

Përkundër akuzave dhe hetimeve për krim të organizuar, KIPRED konsideron se pasuria e këmishëbardhëve është e paprekshme.