Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 08:52

Një amvise indiane ia ka dalë të mbrohet nga krokodili me mjete të kuzhinës, me tenxhere e lugë, kanë njoftuar medie indiane.

Sabitri Samal (37 vjeçe) po lante enët në një lumth në distriktin indian Kendrapar afër shtëpisë së vet kur papritur sipër iu hodh krokodili.

E kishte kapur për këmbën e majtë, por ajo thotë t’ia kishte kthyer fuqishëm, transmeton Koha.net.

Ajo pohon ta ketë goditur në ballë e në sy me lugë e me tenxhere dhe se pas kësaj lufte, krokodili e kishte braktisur.

Klithmat e saj alarmuan njerëzit të cilët pastaj vrapuan me nxitim dhe e dërguan në spital.