Lajme Shqip Tuesday, 05 March 2013 09:54

Agnesa Vuthaj, një nga modelet më të njohura shqiptare, që karrierën e saj në fushën e modës e spektakleve e ka ndërtuar falë dy kurorave të bukurisë, “Miss Kosova” dhe “Miss Albania”, vazhdon të jetë aktive në jetën publike, shkruajnë mediat.

Ajo është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Krahas publikimit të një fotografie në rrjetete sociale, Agnesa ka shprehur edhe përshtypjet e saj për Presidenten, duke shkruar: “Sa shumë energji pozitive kishte zonja Jahjaga nga afër. Më mrekulloi!”