Kanye West ka befasuar të gjithë me deklaratat që ka bërë gjatë një interviste për Neë York Times. Reperi ka thënë se e krahason veten me shefin e Apple, të ndjerin Steve Jobs.
“Shpresojmë se këto deklarata nuk do të kenë ndikim jo të mirë derisa pritet që javën e ardhshme të publikohet albumi i ri i reperit”, shkruan New York Post. Mediat por edhe fansat e reperit, e kanë komentuar deklaratën e tij në mënyra të ndryshme.
Derisa disa media kanë thënë se intervista është zhvilluar “në kuadër të studimit të artit të narcizmit”, disa fansa e kanë quajtur “budalla” reperin, pikërisht për shkak të kësaj deklarate.
Reperi ka thënë se ai është “Steve Jobs dhe Michael Jordan i muzikës”. Albumi i Kanyes, publikohet më 18 qershor dhe ai ka titullin “Yeezus”.
Friday, 14 June 2013 12:15