Hagë – Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime të luftës në ish Jugosllavi sot e dënoi liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, me 18 muaj burgim për shkak të mosrespektimit të gjykat
ës.
Sheshel është dënuar për shkak të zbulimit të 11 dëshmitarëve të mbrojtur, të cilët dëshmuan në procesin kundër tij.
Sheshel është në paraburgim në Tribunalin e Hagës nga shkurti i vitit 2003, kur vullnetarisht u dorëzua, ndërsa procesi filloi më 7 nëntor të vitit 2007. Ai nuk ka avokat por vetë përfaqësohet para Tribunalit për akuzat për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe nxitjen e krimeve kundër banorëve joserbë në Kroaci, në Vojvodinë dhe në Bosnjë e Hercegovinë në periudhën mes vitit 1991 dhe 1993.
Monday, 31 October 2011 12:17