Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 14:56

Trupi i pajetë i një fëmije sirianë është dërguar nga valët e detit deri në bregdetin turk. Tragjedia e fëmijës së vogël, simbolizon dëshpërimin e mijëra refugjatëve në kërkim për një jetë më të mirë.

Sipas DailyMail, trupi i pa jetë i fëmijës arriti në bregdet pasi familja e tij ishte në kërkim drejtë Evropës.

Thuhet se gati 2500 persona kanë vdekur duke kërkuar që të arrin në Evropë nëpërmjet detit, po gjatë këtij viti, transmeton lajmi.net.

Fëmija i vogël është në mesin e shumë të tjerëve që mbetën viktima nga kriza e madhe që ka kapluar këto ditë nga fluksi i madh i emigrantëve.