Lajme Shqip Tuesday, 27 December 2011 18:10

Thuhet se presidenti i Serbisë, Boris Tadic, është i sëmurë rëndë. Spekulimet për gjendjen e keqe shëndetësore të Tadicit ka tashmë ca kohë që qarkullojnë në Serbi, gjë që e detyroi atë që para dhjetë dite t’i përgenjeshtrojë personalisht këto spekulime.

“Nuk jam i sëmurë, dukem keq ngase po punoi shumë”, pat theksuar Tadic.

Megjithatë, revista Nacional theksoi se posedon konfirmimin nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd se Tadici lëngon nga dy sëmundje të rënda-nga lupusi dhe skleroza.

Burimet e Nacionalit theksuan se me përkujdesin e duhur mjekësor, Tadici mund të jetojë gjatë, por jo edhe të mbajë ritmin të cilin e kërkojnë obligimet e presidentit.

Thuhet se Tadici një herë në muaj i nënshtrohet procesit të ndërrimit të gjakut, përpjekje kjo për të këndellur organizmin e dobësuar.

Gjendja e Tadicit, theksuan burimet e Nacionalit, është aq e rëndë, sa që të gjitha vendimet më të rëndësishme po i marrin këshilltarët e tij, pjesa më e madhe prej të cilëve po luftojnë që të zëvendësojnë Tadicin në funksionin e presidentit.

Për funksionin e kryetarit të Partisë Demokratike aktualisht janë duke garuar Vuk Jeremici dhe Dragan Djilasi. express