Pekin – Dy tibetas janë vetëdjegur në jugperëndim të Kinës në protestën e fundit kundër qeverisjes kineze, tran
smetuan mediat amerikane.
Agjencia shtetërore kineze Ksinhua njoftoi se dy ish-murgjër, të moshës prej 18 dhe 20 vjeç, janë vetëdjegur në qarkun Aba, në provincën Seçuan.
Ata janë shpëtuar dhe pranuar në spital me të djegura, të cilat nuk janë të rrezikshme për jetën.
Ky është rasti i katër dhe i pestë i tibetasve të vetëdjegur në Aba gjatë dy javëve të fundit.
Gjatë viteve të fundi në qarkun Aba kishte protesta të shumta kundër autoriteteve kineze, të cilët e okupuan Tibetin në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar.
Saturday, 08 October 2011 12:35