Lajme Shqip Thursday, 28 February 2013 23:52

Një video në të cilën shihet një helikopter tek asiston në arratinë e bosit të krimit në Greqi, është dukë bërë xhiron e botës.

 Por nuk është vetëm helikopteri ai që asiston në tentim arratisjen e kriminelit grek. Në asistim kanë qenë edhe dy shqiptarë.

Tentimi i katërt me rend i 43 vjeçarit Panajitos Vlatos, është bërë para tre ditësh nga burgu “Trikala” në Greqi, por ka dështuar të ikë.

Vlatos është plagosur dy herë në këmbë pasi që gardianët e burgut kanë gjuajtur në drejtim të Vlatos, i cili për disa minuta (siç shihet edhe në video

http://www.youtube.com/watch?v=dz_S6ozqEg4&feature=player_embedded  ) rri i varur në litar. Pas plagosjes ai bie.

Raportimet e mediave greke dhe atyre italiane tregojnë se të paktën 500 plumba janë shkrepur si pasojë e konfrontimit verbal të gardianëve të burgut dhe atyre që kanë asistuar në arratinë e dështuar të kriminelit grek.

 Helikopteri ishte detyruar që të zbres goxha afër tokës, teksa përfundimisht është detyruar të ulet në parkingun e burgut. Katër personat, përfshirë dhe pilotin e helikopterit janë arrestuar.

Sipas sajtit të lajmeve “Newsit” njëri nga të arrestuarit ka qenë grek i liruar nga burgu dhjetorin e kaluar, teksa dy të tjerët kanë qenë shqiptarë. Policia është në kërkim të dy grave, një ruse dhe një rumune që kanë marrë pjesë në organizimin e arratisjes që mbeti tentativë. Avokati i Vlaston, Francis Rafousis, ka kritikuar rojet e burgut që kanë shtënë në klientin e tij dhe bëri thirrje për një hetim mbi sjelljen e tyre.