Durrës – Një 49-vjeçar nga Durrësi, oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror, është gjetur sot i vdekur brenda automjetit
të tij, që ishte djegur në periferi të qytetit bregdetar.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se Esat Çopa, banues në lagjen 7 dhe automjeti i tij, krejtësisht të djegur, janë gjetur në rrugën që lidh plazhin e Currilave me atë të Kallmit, në afërsi të një ish-reparti ushtarak.
Sipas të njejtave burime, kërkimet për 49-vjeçarin Çopa kanë nisur pas njoftimit të familjarëve të tij se ai nuk ishte kthyer në shtëpi. Nga dëshmitë e para të kolegëve dhe familjarëve mendohet se behet fjale per një vetëvrasje, por organet e hetimit nuk përjashtojnë edhe mundësi të tjera, përfunduan burimet e policisë.
Tuesday, 25 October 2011 11:09