Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 09:12

Si duket, reperi i grupit “Doube G Army”, Duda, nuk mund të pranojë në Facebookun e tij komente nga ata që e shajnë apo kritikojnë.

Duda më herët e ka bërë një postim, ku i kishte kushtuar një status Unikkatilit.

Ky i fundit, në këngën e tij të re, thuhet se i ka kushtuar disa rreshta gjilanasit, shkruan Lajmi.net.

Pas kësaj, Facebooku i Dudës është “bombarduar” me komente të fansave të Unikkatilit, të cilët kishin shkruar nga komentet kritikuese e deri tek sharjet e rënda.

Dhe këngëtari duket se nuk e ka duruar një gjë të tillë, duke fshirë të gjitha komentet që ishin kundër tij e pro Unikkatilit, pikërisht në atë postim.