Beograd – Shkuarja në Dubrovnik e liderit të Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, si dhe shtrëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, ka shtruar rrugën për takimin e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, thotë analisti politik kroat, Davor Denero.
Ai tha se lëvizja e Tadiqit është veprim shtetëror, i bërë në momentin e parë që mund të bëhet. Me këtë, sipas tij, do të ndryshojë pozicioni nga i cili i marrin vendimet të gjithë zyrtarët e politikës aktuale në Serbi.
“Kolegëve që ua ka dorëzuar pushtetin ekzekutiv dhe përfaqësues, Tadiqi u ka hapur më shumë hapësirë për veprim dhe për takimin Nikoliq-Jahjaga. Kur ai shtrëngoi duart me kryeministrin e Kosovës, takimi i dy presidentëve nuk do të jetë problematik siç ishte deri sot”, tha Denero për “Tanjug”, transmeton Telegrafi.
Ai e krahasoi ndërmarrjen e djeshme të Tadiqit si veprimin e Willy Brandtit kur ka shfuqizuar “Doktrinën Hallstein”, me të cilën Gjermania Perëndimore ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me çdo vend që ka njohur Gjermaninë Lindore. (K.N)
Sunday, 08 July 2012 17:50