Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 10:14

Mjaftonte që të realizonte një këngë për t’u bërë e njohur shumë shpejt. Dua Lipa është shqiptarja që po korr sukses në Britaninë e Madhe pas publikimit të këngës së fundit “New Love”.

Bukuroshja, menjëherë pas publikimit duket se ka gjetur edhe një shok të ri. Ai është Ledri Vula, që solli hitin e kësaj vere “Shumë pis”. Ledri është një xhentëllmen i vërtetë dhe vajzat e duan.

Përmes fotove që poston, ai shihet gjithmonë me vajza simpatike në krah. Fatlumja e rradhës ishte Dua. Kjo e fundit mori komplimente për këngën e fundit edhe nga grupi i njohur “Maroon Five”.