Tiranë- Ilir Meta e ka përshkruar video përgjimin si një trukim që synon goditjen ndaj tij në mënyrë politike. 
Ndërkohë që Dritan Prifti ka mbrojtur vërtetësinë e videos duke paralajmëruar publikimin e materialeve të tjera që vërtetojnë afera korruptiove sipas tij.
Prokuroria para disa ditëve kërkoi 2 vjet heqje lirie për Metën dhe një gjobë prej 1 milion lekësh me akuzën e korrupsionit aktiv.
Por të hënën pasdite Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi ta shpallë të pafajshëm Ilir Metën duke rrëzuar në të njëjtën kohë dhe provat e servirura nga Prokuroria.
Brenda 15 ditëve do të bëhet publikimi i plotë i arsyetimit të 5 gjyqtarëve të Kolegjit të Apelit për çështjen në fjalë. DW
Monday, 16 January 2012 19:42