Tiranë- Komisioni Qendror Zgjedhor pranoi sot që të shqyrtojë kërkesën ankimore të Dritan Prifti, i cili në zgjedhjet e 23 qershorit kandidoi si kandat i pavarur në qarkun e Fierit.
KQZ caktoi ditën e hënë (ora 11:00) që të diskutojë në lidhje me kërkesën ankimore që kandidati i pavarur në Qarku ne Fierit paraqiti pranë këtij komisioni, i cili kundërshton rezultatet përfundimtare në Qarkun e Fierit duke kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të qendrave të votimit në të 10-të KZAZ-të e kësaj zone zgjedhore dhe ndryshim të tabelave përfundimtare për këtë qark.
Relatori Hysen Osmanaj tha se kërkesa e Priftit është brenda afateve dhe kërkesave. “Unë e kam rastin më institucional. Zoti Dritan Prifti ka kandiduar në Qarkun Fier dhe ankohet kundër vendimit të KQZ për nxjerrjen e rezultatit të zonës Fier. Ai kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e vota për 10 ZAZ të qarkut fier. Ankuesi është legjitim”, u shpreh Osmanaj, raporton BW.
Në ankesën e tij kandidati Prifti vë në dukje se nga ana e KZAZ-ve nuk janë lejuar vëzhguesit e ankuesit, si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit për të hyrë dhe për të qënë prezent në ambientet e Vendeve të Numërimit të Votave për të monitoruar procesin e numërimit, duke shkelur kështu kodin zgjedhor.
Kandidati i pavarur në qarkun e Fierit, Dritan Prifti u tërhoq nga procesi i numërimit të votave të 23 qershorit, me pretendimin se PS dhe LSI i kanë vjedhur 50% të votave. Në një prononcim për mediat, Prifti sqaroi se atij i janë vjedhur rreth 10 mijë vota.
|
|
Thursday, 11 July 2013 13:50 24 August 2013 09:52
10 August 2013 10:09
6 August 2013 16:13
4 August 2013 17:52
3 August 2013 14:35
30 July 2013 14:32
27 July 2013 16:42
24 July 2013 14:00
23 July 2013 13:05
22 July 2013 14:00