Lajme Shqip Sunday, 23 October 2011 18:46

Ankara (PLOTËSUAR, E hënë, 24 tetor, 12:25) – Është rritur në mbi 200 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit në lindje të Turqisë.

Ministri i brendshëm turk, Idriz Naim Sahim, tha se është konfirmuar vdekja e 117 njerëzve në qytetin Eriks, ndërsa 100 të tjerë kanë vdekur në krahinën Van Siti.

Ai tha se të paktën 1 090 njerëz janë lënduar nga tërmeti me intensitet prej 7,2 ballë sipas shkallës së Rihterit, i cili goditi vendin të dielën.

Komentet e tij, ministri Sahim i bëri gjatë natës kur po vazhdonin aksionet e kërkim-shpëtimit.

****************************

Ankara – Tërmet  i fuqishëm e ka goditur sot Turqinë Lindore. Sipas ekspertëve sizmiologjikë, nga këto lënkundje mund të kenë vdekur mbi 1000 persona. “500 deri në 1000 njerëz vlerësohet të jenë të vrarë në këtë tërmet”, ka thënë Mustafa Erdik, drejtor i institutit seizmologjik në Stamboll.

Kryeministri, Recep Tajip Erdogan, ka shkuar në Van, që ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3, sipas analizave gjeologjike amerikane.

Turqi, Van, 23.10.2011 – 7.3 ballë të Rihterit:

Zëvendëskryeministri, Besir Atalaj, tha se 10 ndërtesa në qendër të Vanit ishin rrëzuar, si dhe 25 deri në 30 ndërtesa në qytetin Ercis.

Hëna e Kuqe turke ka filluar shpërndarjen e tendave, batanijeve dhe ushqimit në këtë rajon. Ministri i Shëndetsisë, Recep Akdag, tha se ambulanca ajrore dhe disa helikopterë do të dërgohen në zonën e tërmetit.