Lajme Shqip Friday, 21 October 2011 14:02

Mitrovicë – Burime të portalit nga veriu i Kosovës, kanë bërë të ditur se komandanti i KFOR, Erhard Drews, ka qëndruar në këto momente në Zupç, ku ua ka konfirmuar edhe një herë pjesëtarëve të KFOR-it, që operojnë aty, vendosmërinë e KFOR për t’i hequr të gjitha barrikadat në veri.

Një burim tjetër i portalit, i pakonfirmuar, ka bërë të ditur se KFOR është në pritje të një vendimi të radhës nga qendra e NATO-s në Bruksel, për veprime të mëtejme.

Duket se ka negoiata Beograd-Bruksel (NATO) rreth zhvillimeve më të fundit.

Megjithatë, bëhet e ditur se KFOR është skajshmërisht i vendosur për heqjen e të gjitha barrikadave dhe se nuk do ta lejojë rikthimin e tyre.

Ndryshe raportohet për situatë jashtëzakonisht të qetë në veri. (LajmeShqip.com)