Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 10:37

Shërbimi ilegal i inteligjencës së Hashim Thaçit, është duke përgatitur padi kundër qindra ish-pjesëtarëve dhe atyre aktual të forcave tona të sigurisë, shumica prej tyre që dikur kishin shërbyer në struktura civile dhe lokale, ka deklaruar Millovan Drecun gjatë një interviste dhënë televizionit “RTS”.

“Si kryetar i komisionit për Kosovë, i dukem tejet interesant këtij shërbimi”, ka shtuar Drecun, transmeton lajmi.net.

Sipas fjalëve të tij, Thaçi i cili po përballet me mundësinë që kundër tij dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë të ngritën akuza nga Gjykata Speciale e cila do të formohet për gjykimin e pjesëtarëve të UÇK-së, është duke shmangur këtë fakt me provokime të papranueshme politike.