Lajme Shqip Tuesday, 25 October 2011 09:53

Beograd – Kryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes, ka deklaruar edhe një herë se Serbia e ka humbur Kosovën, me luftë.

Vuk Drashkoviq, ka thënë se në botë vlen parimi sipas të cilit humbja e territorit është dënimi për luftën e humbur dhe se Serbia është dënuar me humbjen e Kosovës pas humbjes së luftës kundër NATO-s, kanë raportura mediat serbe.

Në një takim të organizuar nga Këshilli i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut, Drashkoviq ka përmendur shembullin e Hungarisë, territori i së cilës është përgjysmuar pas Luftës së Parë Botërore si dhe Gjermaninë dhe Japoninë, të cilat kanë humbur territore pas Luftës së Dytë Botërore.