Beograd-Kryetari i Ripërtritjes serbe Vuk Drashkoviç dhe ish ministri i jashtëm i Serbisë konsideron se Serbia vështirë se do ta marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian me fushatën e organizuar kundër BE-se dhe me parullat se nuk dëshiron ta ndryshojnë politikën humbëse për Kosovën. 
“Madje edhe nëse merret statusi i kandidatit, kjo do të ishte si mëshirë nga BE e kjo nuk është asnjë gjë pa kthesë rrënjësore të politikës shtetërore”, ka thënë Drashkoviç.
Ai thotë se Serbia duhet të heqë dorë lidhurit me Rezolutën 1244 dhe duhet të thirret në pjesën jostatutore të Planit të Ahtisaarit dhe si njërën nga mundësitë më të mira dhe më reale.
“Kjo pjesë e planit pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës duhet propozuar si bazë të dialogur ndërmjet Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësim të BE”, ka thënë Drashkoviç. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 03 January 2012 14:22