Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 23:02

Dovil – Vendet e G-8 dhe nga Afrika, miratuan në takimin e kreut në Dovil, deklaratë të parë të përbashkët. Dokumenti përmban parimet kryesore për garantim të paqes dhe sigurisë, të zhvillimit ekonomik dhe të rritjes.

Përveç vendeve të G-8, deklaratën e nënshkruan: Algjeria, Egjipti, Etiopia, Nigeria, Senegali, RJA dhe Unioni Afrikan, duke e theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes G-8 dhe Afrikës.

Dokumenti përmban tre vepra kryesore – paqe, siguri dhe menaxhim, zhvillim ekonomik dhe mjedis jetësor dhe respekt të ndërsjellë.

“E përshëndesim përparimin e përbashkët drejt stabilitetit dhe demokracisë në kontinent. Disa konflikte shumëvjeçare përfunduan, ndërsa proceset demokratike shndërrohen nga përjashtimi në parim”, thuhet në deklaratë.

Liderët e shteteve dhe qeverive të G-8 ia kushtuan mbledhjen përfundimtare të takimit të tyre çështjeve të zhvilliomit të Afrikës. Kjo u mbajt në atmosferë joformale, me pjesëmarrje të liderëve afrikanë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.