“Nëse dëshironi të xhironi një klip me jaht, atëherë duhet ta pyesni pronarin e saj se a mund ta përdorni atë”. Kështu shkruan në padinë që i është bërë krijuesit të hitit “Danza Kuduro”, Don Omar, i cili akuzohet se ka “rrëmbyer” jahtin pa pyetur pronarin e saj.
Jahti që në video shihet të ketë mbishkrimin “Le Reve”, është në spotin e Don Omar nga minuta 2:15.
TMZ raporton se këngëtari vetëm e ka gjetur atë jaht dhe “të gjithë kanë hipur në të e kanë bërë qejf duke xhiruar klipin e këngës”.
Pronari i jahtit, thuhet se ka përgatitur padi për Don Omar, pasiqë gjatë xhirimeve të klipit, janë shkaktuar disa dëme në të.
TMZ shkruan se Don Omar ka thënë se “me këto punë duhet të merret kompania përgjegjëse që merret me logjistikën për një videoklip”.
Thursday, 28 February 2013 10:05