Tiranë – Gjatë vitit 2011 administrata doganore arkëtoi në buxhetin e shtetit 128 miliardë lekë, ose 7.38 miliardë lekë më tepër se në vitin 2010.
Sipas Statistikave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në vitin 2011 u arkëtuan 128.6 miliardë lekë, kundrejt 126.5 miliardë lekë të planifikuara me një realizim prej 101.6 %.
DPD, bën të ditur se gjatë vitit 2011 volumi i eksporteve shqiptare në sasi ka qenë 3 095.1 mijë ton nga 2 390.1 mijë ton të regjistruar ne vitin 2010, me një rritje prej 705 mijë ton ose 29.5% më shumë. Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë vitit 2011 janë realizuar 97 miliardë lekë me një rritje prej 22.2 miliardë lekë ose 29.7 % më shumë krahasuar me vitin 2010 ku u realizua një vlerë prej 74.8 miliardë lekë eksporte.
Referuar statistikave të bëra publike nga DPD, vitin që lamë pas volumi i rieksporteve nga përpunimi aktiv llogaritet në sasinë 275.7 mijë ton nga 256.5 mijë ton të realizuara në vitin 2010, me një rritje prej 19.2 mijë ton ose 7.5 % më shumë. Ndërsa në vlerë rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë vitit 2011 janë realizuar 99.4 miliardë lekë me një rritje prej 14 miliardë lekë ose 16.4% më shumë krahasuar me vitin 2010 gjatë të cilit u realizua një vlerë prej 85.3 miliardë lekë rieksporte.
Saturday, 07 January 2012 11:00