Tiranë- Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda kërcënon publikisht deputetin e Partisë Socialiste Saimir Tahiri se do të varej te palma nëse i afrohej edhe një herë tjetër kryeministrisë.
Deklarata e fortë u bë gjatë në fund të debatit në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku diskutohej për hetimet dhe ngjarjet e 21 janarit 2011.
“Unë të jap një siguri, dy siguri sot zoti Tahiri: këtu do të ketë hetime të mëtejshme dhe ata njerëz që shkuan mish për top do të hetohen deri në fund ata dhe organizatorët. Siguria e dytë: ditën tjetër që do të të shkojë mendja të shkosh në kryeministri, ti do të varesh te ato palmat atje. Ti vetë së bashku me kryetarin tënd. Provo dhe shko e vër dor te institucionet. Ti do të varesh te palmat atje”-tha Doda.
Wednesday, 25 January 2012 18:29