Lajme Shqip Wednesday, 13 November 2013 00:58

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, kanë marrëdhënie shumë të mira dhe respekt të ndërsjelltë. Ai ka thënë, se me Krasniqin janë takuar disa herë kohëve të fundit, ku kanë diskutuar temat e rëndësishme politke dhe të tjera në vend, dhe se për shumicën prej tyre ndajnë mendime të njëjta. “Ne shpesh kemi mendime të njëjta për temat e rëndësishme, siq është privatizimi i PTK”-së, ka thënë Kurti në një intervistë në RTV21. 

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se deputetët e tij, do ta mbrojnë kryeparlamentarin nga tentim shkarkimi i tij eventual. Sipas kreut të Lëvizjes së Vetëvendosje, partia në pushtet ka shprehur tendencë për ta shkarkuar kryeparlamentarin nga posti i tij, sepse ata nuk duan të lejojnë pushtet parlamentar, por pushtet qeveritar.