Lajme Shqip Wednesday, 13 June 2012 10:00

Nju Delhi – Anil Barela është një 12 vjeçar që kishte gëlltitur një peshk të gjallë prej 9 centimetrash teksa luante me shokët e tij në afërsi të një lumi. Sipas mediave në Indi, fëmijët shpesh gëlltisin peshq teksa luajnë pranë lumenjve, mirëpo në këtë rast peshku kishte shkuar në rrugë të gabuar dhe ka përfunduar në mushkëritë e fëmijës.

Pas kësaj ndodhie djaloshi i janë shfaqur vështirësi në frymëmarrje dhe prandaj ai është drejtuar për në dyert e spitalit, ku dhe iu bë një radiografi nga e cila u zbulua se peshku kishte ngecur në mushkëritë e tij.

Mjekët janë detyruar ta operojnë 12 vjeçarin dhe vetëm mbas operacionit, që zgjati 45 minuta, kanë zbuluar se peshku vazhdonte të ishte ende i gjallë.

“Peshku ka qenë i gjallë dhe ka penguar funksionet e mushkërive”, ka thënë kirurgu Dr. Pramod Jhawar, duke shtuar se kjo ishte hera e parë në karrierën e tij që shihte diçka të tillë. (LajmeShqip.com)