Djali britanik i një hoxhe të urryer është ekzekutuar gjatë kohës kur ishte duke luftuar për ISIS pasi që e kishte sharë profetin Muhamed.
Mohammed Omar Bakri Mohammmed thuhet se ka vdekur në provincën Aleppo, në veri të Sirisë.
Besohet se është ekzekutuar nga ISIS për braktisje.
Babai i Mohammed është një hoxhë famëkeq i cili e ka zbuluar rrjetin Islamik ekstremist Al-Muhajiroun në Mbretëritë e Bashkuara, transmeton lajmi.net.
Siç duket familja e tij ka refuzuar ta konfirmoj apo ta mohoj vdekjen e tij, por ata besojnë se ai ka qenë duke luftuar në provincën Homs.
Një foto e Mohammed që besohet se është bërë në Siri ka qenë duke u qarkulluar në llogaritë e rrjeteve sociale.
Ai në ISIS është njohur me emrin Abu Ahmed the Lebanese dhe është ekzekutuar për sharje të profetit Muhamed.
Babai i tij Bakri, kishte ikur nga Mbretëritë e bashkuara dhe kishte shkuar në Lebanon, ndërsa nga aty dyshohet se Mohammed kishte ikur nga Tripoli i Lebanon për të iu bashkuar grupit terrorist para një viti.
Bakri tani është në burgun Roumieh i cili është burgu më i madh dhe më famëkeqi në Lebanon, dhe ai është dënuar për mbështetje të terrorizmit.
Friday, 30 October 2015 11:55