Lajme Shqip Wednesday, 05 October 2011 09:44

Bani Valid – Djali i liderit të rrëzuar libian, Moamer gadafi, Seif al-Islam, ndodhet në Bani Valid, një nga dy bastionet e ithtarëve të Gadafit, ku po i udhëheq forcat ushtarake në mbrojtje nga kryengritësit, deklaroi komandanti i regjimit të ri, Adel Beniur.

Bani Valid, që ndodhet 170 kilometra në juglindje të Tripolit, dhe vendlindjes së Gadafit, Sirt, në pjesën veriore të vendit, janë dy vendet e fundit të cilat po arrijnë të mbrohen nga forcat e Këshillit nacional kombëtar.

“E arrestuam gjeneralin e brigadave të Gadafit dhe ai na tha se Seif al-Islam ndodhet në Bani Valid dhe prej atje po kryeson me operacionet ushtarake”, theksoi beniur.

Autoritetet e reja libiane tashmë disa javë po tentojnë ta marrin kontrollin mbi qytetet Sirt dhe Bani Valid, duke mos pasur sukses të bëjnë depërtim më të madh se deri tek paralagjet.