Një djalë 8-vjeçar, të cilin prindërit e lejuan të shikonte një film të dhunshëm, e gjetën djalin e tyre të vetëvarur pasi kishte parë filmin që shfaqte vetëvrasje ritualistike.
Lewis McGlynn ka qenë duke parë filmin e Tom Cruise, “The Last Samurai”, kur babai i tij e gjeti të varur në derën e dhomës së tij të gjumit.
Pavarësisht përpjekjeve të tyre të dëshpëruara për ta ndihmuar, ai u deklarua i vdekur pak pasi i ishte bërë kontrolli në spital.
Sipas investigimit të policisë, Lewis kishte patur disa filma në dhomën e tij, që më parë i përkisnin vëllait të tij të madh, dhe që prindërit e tyre John dhe Beth nuk ja kishin ndaluar për t’i parë.
Rreziku që fëmijët të improvizojnë skenat që shohin nëpër filma është tepër i lartë, pasi imagjinata e tyre shkon shumë larg për shkak të mosnjohjes së rrezikut. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që fëmijët të mos shikojnë filma për të rritur.
Përpara se Lewis të gjendej pa ndjenja në dhomën e tij, nëna e tij kujton se ai kishte marrë një shirit dekorues të pemës së Krishtlindjes për t’u bërë si Indiana Jones. Ishte pikërisht ajo arma që ai përdori për të imituar një nga skenat e filmit “The Last Samurai”, skenë e improvizuar e cila i mori jetën. (LajmeShqip.com)
Thursday, 11 August 2011 13:48