Lajme Shqip Thursday, 20 June 2013 10:21

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka parë pak dite me pare në televizor, pikërisht në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit që Lulzim Basha ishte bërë DJ. 

Për të treguar se ai e bën edhe këtë gjë që ka bërë Luli, në një nga mitingjet e PS-së, në këtë fushatë, Rama ka prekur mixerin e zërit, prej nga dëgjohej muzika në nisje të mitingut, raporton BW. 

Ai ka qëndruar disa momente aty, sa është fotografuar dhe më pas ka vijuar ditën e fushatës, duke i treguar Lulit se ai di të bëjë edhe DJ-in dhe çfarëdo pune tjetër, më mirë se sa kryetari i bashkisë.