Lajme Shqip Friday, 13 January 2012 14:51

New York – Të gjithë atyre që po u shkojnë gjërat ters ditën e sotme, duhet të qetësohen dhe të presin të ndërrohet data në kalendar pasi sot është e Premte, datë 13.

I konsideruar si kombinimi më i keq për të gjithë supersticiozët, kjo ditë vlerësohet si dita që të sjell më shumë fat të keq.

Sikur të mos mjaftojë vetëm kaq, e premtja 13 do të përsëritet edhe dy herë të tjera gjatë këtij viti, një fenomen që ndodh tre herë gjatë vitit shumë rrallë.

Megjithatë, lajmi i mirë për të gjithë është që pas 2012-ës, fenomeni nuk do të ndodhë më deri në vitin 2026.

E premtja e mallkuar është një bestytëni kristiane, e cila vjen nga fakti që dita kur Krishti u kryqëzua ishte e premte, ndërsa ai që e tradhëtoi ishte Juda, i 13-ti midis dishepujve të tij.

Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 milionë persona në të gjithë botën ndikohen shumë nga kjo ditë dhe preferojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Frika nga e premjta e mallkuar është një fobi, e cila nga greqishtja quhet ‘paraskevidekatriaphobia’.

Data 13 dhe e premtja konsiderohen secila si ters, por kur bashkohen, kombinimi është “katastrofik”. Nëpër avionë, prej kohësh radha 13 nuk figuron më.