Tiranë -Presidenti i Republikës, Bamir Topi uron Ditën e Evropës nëpërmjet një mesazhi drejtuar Presidentit të Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuji.
“Me rastin e Ditës së Evropës shpreh vlerësimin tim më të lartë për institucionet e Komuniteteve Evropiane, për mbështetjen e vazhdueshme që ato i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë gjatë përpjekjeve të saj për integrim në BE”, thuhet në mesazhin e Kreut të shtetit të publikuar të martën nga Presidenca.
“Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në janë shumë të mira dhe tashmë presim që hapa të mëtejshme të merren, duke përparuar sa më shpejt drejt statusit kandidat për anëtarësim. Shteti shqiptar është i angazhuar plotësisht për arritjen e këtij objektivi madhor dhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit tim” citohet mesazhi i Presidentit Topi.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 08 May 2012 20:08