Lajme Shqip Wednesday, 09 May 2012 17:40

Bruksel – Në një video mesazh të lëshuar me rastin e Ditës së Evropës, komisioneri i zgjerimit Shtefan Fyle tha se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë sepse zgjerimi, sipas tij, është pjesë e zgjidhjes së krizës së tanishme në Evropë.

“Ne jemi të vendosur për të ruajtur përparimin në procesin e zgjerimit, pavarësisht nga sfidat, me të cilat përballet Evropa”, ka cituar Fule.

Ai ka thënë se sfidat kanë të bëjnë më shumë me globalizimin sesa me  zgjerimin. “Zgjerimi nuk është shkaku, ai është pjesë e zgjidhjes”, ka thënë Fyle.

Fyke ka thënë se Kroacia së shpejti do t’i bashkohet BE-së, Serbisë i është dhënë statusi i kandidatit dhe negociatat me Malin e Zi duhet të fillojnë muajin e ardhshëm. “Vendet e tjera gjithashtu po shkojnë kah zgjerimi drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar  Fyle.

Përkundër vështirësive të fundit, sipas Fyles, Evropa vazhdon të jetë “një burim i frymëzimit, me vlerat e saj, me standardet e saj të jetesës dhe në rastin e zgjerimit, me fuqinë e saj transformuese”. (LajmeShqip.com)