Prishtinë – Pensionistët kundërshtuan edhe njëherë propozimin për zvogëlimin e shumës për pensione prej një milion euro për vitin 2012.
Në një konferencë për median në Prishtinë, Koalicioni i Pensionistëve të Kosovës vlerësoi si diskriminues projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Ata iu drejtuan të gjitha institucioneve, Presidentes, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit që të mos e kalojnë këtë projek-ligj, duke përsëritur se ai është i pafavorshëm për ta.
Ndryshe, thanë ata, në shtator penisonistët do të nisin protesta cdo ditë në rrugët e Prishtinës. Me këtë rast Koalicioni i Pensionistëve të Kosovës kërkoi edhe dorëheqjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenis Sociale Nenad Rashiq, për shkak të mos angazhimit të tij të duhur në përfshirjen e rekomandimeve që kanë dhënë pensionistët për skemën e pensionale në Kosovë.
Pensionistët kërkuan që pensionet e tyre të rriten me 60 % të rrogës mesatare të buxhetit të Kosovës, duke vlerësuar se ka fonde në buxhet. (LajmeShqip.com)
Thursday, 05 July 2012 14:36