Keni gjetur djalin perfekt por ai nuk duket i gatshëm të kalojë jetën e tij me ju? Këto këshilla do t’ju ndihmojnë që të kuptoni qëllimet e tij dhe nëse ai është gati për një marrëdhënie, apo jo. Meshkujve thjesht i pëlqen të flirtojnë, por ama, kur është puna për të krijuar një marrëdhënie serioze mundohen të largohen nga përgjegjësitë!
Nëse nuk je edhe ti e sigurtë për planet e tij të së ardhmes, ki parasysh nëse:
– Ai flet me ish-in e tij.
Nëse flet me ish të dashurën e tij, kjo do të thotë që ai akoma nuk e ka harruar atë lidhje.
– Atij nuk i pëlqejnë puthjet dhe ledhatimet në publik.
Fakti që atij nuk i pëlqen të të puthë e të të mbajë afër kur jeni në publik është shumë dyshues.
– Ai gjithmonë vonohet.
Kur ju planifikoni një mbrëmje romantike ose një shëtitje dhe ai gjithmonë vjen me vonesë, kjo quhet mungesë përgjegjësie. Mbase ju nuk jeni e rëndësishme për të!
– Ai ju dërgon mesazhe në vënd që t’ju telefonojë.
Mashkulli që të dashuron ka shumë dëshirë të dëgjojë zërin tuaj. Por kur ai i shmanget komunikimit direkt dhe dërgon vetëm mesazhe, kjo është pak dyshuese, apo jo? (LajmeShqip.com)
Tuesday, 24 January 2012 16:01 