Ka ardhur koha që të mendoni pak për veten tuaj. Nëse përkujdeseni siç duhet për veten, atëherë do të ndiheni më të lumtur. Dhe për të qënë të lumtur do të thotë t’ju pëlqejë ajo çfarë shikoni në pasqyrë.
Për të mbajtur trupin në formë mund t’ia arrini qëllimit vetëm me disa sekrete të vogla. Atëherë, çfarë po prisni t’i vini në zbatim?
Këshillat janë:
– Anashkalojeni vajin sa herë të gatuani; nëse nuk mundeni plotësisht atëherë këshillohet të përdoret pak vaj ulliri, por me sasi të vogël.
– Përdorni sa më shumë çajin jeshil pasi ka veti çudibërëse dhe ju ndihmon shumë në tretjen e ushqimit.
– Mishin që gatuani duhet ta zgjidhni, nuk duhet të ketë aspak yndyrë; të këshillueshme janë filetot e pulës.
– Përdorni sa më shumë fruta të freskëta, pasi kanë më shumë vitamina dhe nuk ju bëjnë të ndjeni uri.
– Mos përdorni sheqerin; është rreptësisht e ndaluar.
– Dhe këshilla e fundit, për nga lista dhe jo rëndësia, duhet që të paktën 15 minuta në ditë të bëni aerobi ose të dilni për një xhiro të gjatë.
Nëse do të mbani parasysh këto këshilla, stili i jetës suaj do të ndryshojë plotësisht. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 11 January 2012 17:00 
