Lajme Shqip Friday, 20 January 2012 12:32

Sekreti që marrëdhënia juaj të shkojë në mënyrën e duhur është që të mbizotërojë harmonia, por themelet e një marrëdhënieje të shëndoshë është besimi.

Ja disa këshilla se si ta bëni partnerin tuaj të lumtur:

1. Rrëfejani problemet që keni në lidhje me sjelljen e tij; meshkujt i pëlqejnë femrat e sinqerta, gjeni mënyrën dhe kohën e duhur për t’i shprehur atij çfarë ju shqetëson në të vërtetë. Megjithatë, ka meshkuj që e keqpërdorin sinqeritetin e femrës dhe duhet ta vlerësoni nëse partneri juaj është nga këta.

2. Bëhuni e bukur vetëm për të; nëse dukeni seksi do të kuptoni se mashkulli juaj do të ndihet shumë mirë që ka përkrah një femër si ju.

3. Lëreni atë të shpenzojë kohë me miqtë e tij; nëse ai ka dalë mos u bëni e bezdisshme duke e kërkuar çdo dhjetë minuta në celular! Ai ka nevojë për hapësirën e tij.

4. Bëjini komplimente shpesh; edhe pse mashkulli nuk i kushton shumë rëndësi aparencës, atij gjithmonë i bëhet qejfi nëse i afroheni tek veshi dhe me zë të lehtë i pëshpëritni se duket këndshëm sot.

5. Gjatë një grindjeje duhet të mësoni të tërhiqeni dhe të tregoni se respekti është një ndër cilësitë më të mira që mund të keni ju ndaj partnerit tuaj. Edhe pse ai mund të jetë gabim me bindjet e tij, duhet të arrini të kuptoni se kur është koha që të tërhiqeni nga vërejtjet që mund të keni karshi tij. (LajmeShqip.com)